Flash News

KRYESORE

Ndodh në Shqipëri, biznesmeni falënderon Ramën për gjobën: Je reformator

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të biznesmenit Ylli Hidri, i cili sipas tij është gjobitur nga tatimoret për mos-lëshim të kuponit tatimor. Hidri çuditërisht falenderon kreun e qeverisë për gjobën dhe thotë se reformat e tij e kanë bërë akoma më të fortë. "Haha vallaj vdekjen e disha por ket gje jo por me te thon te drejten me reformat qe jan ber jam ber akoma me i fort . Gati investimi radhes per 2020.Kuponi toleranc zero", shkruan Hidri.

Ndërsa i kujton biznesmenit shumë të njohur në Tiranë se miqësia mbetet por para ligjit do të japë llogari."Falemnerit Yllo, ne katunarët e Tironës e dum shtetin, dihet ajo punë, por pa shaka, rrofsh që s’mi provokove nervat me ndonjë mesazh allasoj Miqësia miqësi, po llogaria llogari", shkruan kryeministri.

Aksioni i qeverisë është pritur me skepticizëm nga qytetarët, të cilët e cilësojnë më shumë si propagandën e radhës sesa respektim të ligjit. I tillë është rasi i një kompleksi në kryeqyteti, për të cilin zv/kryeministri Erion Braçe tha se është mbyllur i gjithi, duke përfshirë edhe kazinonë por që rezultoi gënjeshtër pasi lojerat e fatit mbrohen më një ligj të posaçëm dhe kanë NIPT tjetër nga kafenëtë dhe restorantet.

Të fundit