Flash News

KRYESORE

Ndodh në Shqipëri, ekipit i prishet autobusi në mes të rrugës, humbet ndeshjen në tavolinë

Ekipi i Bylisit do të luante ndeshjen ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Por si pasojë e një defekti të ndodhur në autobusin që po udhëtonte skuadra bëri që ekipi të mos paraqitej në kohë në fushë.

Në këto kushte ekipi i Bylisit e humbi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

“Si pasoje e nje defekti ne mjetin udhetues, skuadra arriti ne stadium me vonese. Kjo eshte dhe arsyeja qe nuk u luajt ndeshja.  Kerkuam mirekuptimin e zyrtareve te ndeshjes, por kjo gje nuk u arrit. Na vjen keq qe na ndodhi dicka e tille, u kerkojme ndjese tifozeve! Behemi gati per te shtunen, kampionati eshte synimi kryesor!”, njofton klubi në rrjetin social Facebook.

 

 

 

Të fundit