Flash News

KRYESORE

Ndodh në Vlorë, i vdes fëmija në bark, mjekët e spitalit nuk pranojnë ta operojnë

Ndodh në Vlorë, i vdes fëmija në bark, mjekët e

Një 24-vjeçare nga Vlora, me iniciale L.S, ka humbur në bark foshnjën e saj, pak ditë para se ajo priste ta sillte në jetë.

Sipas mjekëve, e reja ka kaluar afatet e lindjes, ndërsa doktoresha gjinekologe që e ka ndjekur gjatë shtatzënisë u ka thënë se nuk ka asnjë problem për vonesën.

Pas shqetësimeve që ka patur, familjarët e kanë dërguar në spital për kontroll dhe aty ka marrë lajmin se fëmija i saj nuk ka shenja jete në bark.

Sipas Fax News, familjarët kërkojnë me urgjencë ndërhyrjen për operacion, ndërsa në spital nuk e marrin përsipër rastin. Në maternitetin e Vlorës gjendet vetëm mjeku roje. Ai nuk pranon të kryej ndërhyrjen për shkak se i tremben reagimit shëndetësor të 24 vjecares.

Aktualisht e reja vijon e shtruar në spital me foshnjën e vdekur në bark.

Të fundit