Flash News

KRYESORE

Ndodhej vetëm në bord, zhduket avioni ku po udhëtonte sulmuesi i "Premier League"

Ndodhej vetëm në bord, zhduket avioni ku po udhëtonte sulmuesi i

Futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili aktivizohet në "Premier League" ka shqetësuar ekipin e tij Cardiff City, pasi avioni në të cilin ai po udhëtonte drejt Uellsit, është zhdukur nga radari.

Sipas policisë, lidhjet mes radarit dhe avionit u ndërprenë ndërsa aeroplani fluturonte mbi Kanalin Anglez.

Në bord dyshohet se ishte vetëm sulmuesi 28-vjeçar dhe piloti, në një aeroplan vetëm me një motor që mund të mbajë pesë pasagjerë.

Aeroporti i Cardiff konfirmoi se avioni do të mbërrinte nga Nantes por një zëdhënësebëri me dije se nuk kishte detaje të mëtejshme.

Të fundit