Flash News

KRYESORE

Ndodhet në arrest shtëpie, gjyqtarja Margjeka kërkon leje në SPAK: Duhet të vizitoj vajzën

Ndodhet në arrest shtëpie, gjyqtarja Margjeka kërkon leje në

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsion, ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar vajzën e saj.

Margjeka është shprehur se vajza e saj ka pasur probleme shëndetësore dhe se mjeku e ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës.

Më tej ajo shkruan se në kushtet e arrestit të shtëpisë e ka të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti ndodhet në paraburgim me vendim gjykate.

“Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhue në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës.

Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”, thuhet në shkresë.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares Margjeka.

Kujtojmë se bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara, i cili është lënë në “arrest me burg”, ishte pjesë e kësaj skeme korruptive.

Të fundit