Flash News

KRYESORE

Ndodhet në ‘zonën e kuqe’, shqiptarja flet nga Italia: Sot është ditë paniku, kemi frikë

Ndodhet në ‘zonën e kuqe’, shqiptarja flet nga Italia: Sot

Italia tashmë është renditur në listën e shteteve më të goditura nga coronavirusi pas Kinës, ku edhe ndodhet vatra e virusit që ka shkaktuar deri mbi 2600 viktima dhe 79 mijë të infektuar.

Deri tani janë konfirmuar 4 viktima dhe mbi 150 persona të tjerë janë të infektuar në Italinë fqinje. Ky fakt ka vënë në alert edhe shqiptarët, jo vetëm për faktin se ndodhet shumë pranë vendit tonë, por edhe për arsye se Italia është një nga shtetet ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë.

Një prej tyre është edhe Eliona Cela, shqiptarja e cila jeton në Reggio Emilia.

Duke folur për politiko.al, Cela, e cila punon në një supermarket në Emilia Romagna tregon shkurtimisht gjendjen aktuale atje dhe përballja me virusin misterioz.

Unë punoj në një supermarket dhe sot është një ditë paniku. Shkollat janë të mbyllura, që të gjitha ciklet pa përjashtim me qëllim parandalimin e virusit. Popullsia tani është në panik”, thotë shqiptarja, duke mos fshehur edhe frikën që po përjeton bashkë me familjen përballë një situate të tillë.

E pyetur për shqiptarë të tjerë që jetojnë në këtë zonë, ajo thotë se “po, ka shumë shqiptarë që jetojnë këtu. Të gjithë kemi marrë masat që ka nxjerrë ministria (10 pikat) dhe autoritetet italiane, por maska nuk kemi vënë ende”.

Kujtojmë se sipas mediave italiane 12 qytete si Lombardia Piemonta, Veneto, Emilia Romagna, Trentino, Lazio me rreth 50 mijë banorë janë karantinuar dhe janë vënë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Nga ana tjetër, ambasada shqiptare në Romë nuk ka konfirmuar deri tani asnjë shqiptar të prekur me coronavirus.

Shënohet viktima e katërt në Itali, 50 mijë banorë në karantinë

Të fundit