Flash News

KRYESORE

“Ndodhi një tërmet politik”, 'shpërthen' e qeshura në sallën e parlamentit, Gjiknuri: E di që e keni qejf këtë fjalën, prandaj e them unë

“Ndodhi një tërmet politik”, 'shpërthen' e

“Tërmet politik”, kështu i ka quajtur Damian Gjiknuri ndryshimet për formulën e koalicioneve në Kodin Zgjedhor në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore.

Në fjalën e tij Gjiknuri u shpreh përfaqësuesi i maxhorancës në këshillin Politik Damian Gjiknuri tha se pavarësisht ndryshimeve kushtetuese, partitë politike e kanë mundësinë të krijojnë aleanca. Sipas Gjiknurit, ndryshimet kanë qenë të kushtëzuara për t’iu përmbajtur marrëveshjes së 5 qershorit.

 “Partia Socialiste përmes dy ekspertëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë paraqitur një projektligj. Kur sollëm propozimet këtu edhe kur dëgjova disa nga parafolësit në lidhje, Opinioni publik e di se u ndoq një proces që përfshiu edhe opozitën parlamentare. Do të thotë se në atë që ne kemi paraqitur kemi qenë të kufizuar vetëm në ndryshimet kushtetuese pa prekur elementë të tjerë sepse nuk na lejon marrëveshja e 5 qershorit.  Mund të mos kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë ata janë bërë. Ne i kemi duart e lidhura si komision për të reflektuar ato elementë që nuk prekin kodin zgjedhor. Projektligji reflekton ndryshimet kushtetuese të korrikut. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta parashikon që në zgjedhje konkurrojnë partitë politike dhe zgjedhësit që ata propozojnë. Në të vërtetë nuk përmendet fjala koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat. Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Po të kemi lista të hapura dhe parti të hapura krijohet dizavantazh për zgjedhësit. Unë sfidoj ekspertizën e Kuvendit që të sjellë një model me lista të hapura apo të mbyllura që ka formulën e koalicionit siç e kishin ne në kodin zgjedhor. Me ndryshimin e Kushtetutës ndodhi një tërmet politik i cili prishi një traditë... se kanë qejf fjalën “tërmet” prandaj e them unë. Unë e thashë për provokim. Fjala tërmet ka dimensione të shumta. Ndodhi një lëvizje tektonike politike”, tha Gjiknkuri.

Përmendja e fjalës “tërmet” nga Gjiknuri shkaktoi të qeshura e reagime në sallën e parlamentit.

Të fundit