Flash News

KRYESORE

Ndoka flet pas mbledhjes në selinë e PD: Basha transparent me aleatët, lëvizjet janë kërkuar nga krahu tjetër

Ndoka flet pas mbledhjes në selinë e PD: Basha transparent me

Menjëherë pas përfundimit të mledhjes së Partisë Demokratike me aleatët, ka dalë në një deklaratë për mediat kreu i Partisë demokristiane Nard Ndoka.

Ndoka tha se marrëveshja Rama-Basha ka goditur partitë e vogla, por theksoi se kjo është një lëvizje që është kërkuar më tepër nga krahu i majtë.

Sipas Ndokës, Basha ka patur transparencë me aletatët dhe se nuk ka patur zgjedhje tjetër.

“Është një marrveshje problematike ishim drejt një lufte ose drejt një realiteti tjetët politik. Basha ka patur mandatin e partive opozitare dhe ka patur transparencë me ne dhe nuk kishte zgjedhje tjetër. Nuk është zgjeja më e mirë. Është një goditje për partitë e vogla politike por kjo është një lëvizje më tepër nga krahu i majtë. Të djathtët do të gjejnë një formulë përfaqësimi” tha Ndoka.

 

 

Të fundit