Flash News

KRYESORE

Ndoka në takimin me Borchardt: Rama si fëmijë mistrec, Berishës ia mori të gjitha kur ishte kryeministër

Ndoka në takimin me Borchardt: Rama si fëmijë mistrec,

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka e ka quajtur kryeministrin Edi Rama ‘fëmijë mistrec’, gjatë takimit që zhvilloi me Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt. Ndoka tha se kur Rama ishte në opozitë, shembi të gjithë sistemin me kërkesat e tij dhe se ish-kryeministri Sali Berisha i ka plotësuar çdo kërkesë sa i përket kodit zgjedhor dhe Kushtetutës.

Ndërkohë që sot ne i kërkojmë standarde, vijoi Ndoka, Rama përpiqet të krijojë një krizë më të thellë në politikën shqiptare.

“E meriton atë fjalë për faktin se ashtu është trajtuar. Në të gjithë historinë e kompromiseve për reformën zgjedhore është i vetmi personazh që e ka shembur sistemin me kërkesat e tij, me zgjedhjen e presidentit, me ndryshimin e sistemit të zgjedhjeve... Pra ka marrë çdo gjë nga Sali Berisha si lider i asaj mazhorance. Ndërkohë që ne sot presim standarde nga zoti Rama, ky për fatin e keq jo vetëm që nuk i vendos standardet, por përpiqet të minojë procesin dhe zgjedhjet duke krijuar një problematikë dhe një krizë më të thellë në politikën shqiptare. Prandaj fjala fëmijë mistrec, i llastuar, i shkon dhe i përshtatet”, u shpreh Ndoka.

Partitë opozitare kanë nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit, ku theksohet se do të hyjnë në zgjedhje vetëm pas krijimit të qeverisë tranzitore, që do të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit