Flash News

KRYESORE

Ndoka ‘thumbon’ Majkon: Rama të bëri ministër për hatër

Ndoka ‘thumbon’ Majkon: Rama të bëri ministër

Në komisionin e Integrimit ditën e sotme ka patur debate të shumta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ishte deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ai i cili akuzoi qeverinë për taksën e rrugës së Kombit, ndërsa pyeti me ironi për faktin nëse kjo ishte mënyra që të afrohej diaspora.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, u shpreh se procedura e regjistrimit të emigrantëve do të bëhej nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Kaq mjaftoi që të ndërhynte Nard Ndoka, i cili ironizoi ministrin, ndërsa theksoi se këtë të fundit u vendos në këtë post Rama për hatër.

Mos e ngacmojmë Majkon, e dimë që ka një ministri improvizore, të sajume. E bëri Rama ministër për hatër. Më mirë ta lëmë si ministër pa portofol, që mos t’i bëjmë lëmsh, kjo është ministri provizore, e dimë të gjithë”, u shpreh ndër të tjera Ndoka duke ngacmuar në këtë mënyrë dhe ministrin.

Të fundit