Flash News

KRYESORE

Ndoqi gjyqin e banorëve të ‘Astirit’, deputeti i PD rendit rastet dramatike: Kryeministri, qelbësirë anti-humane

Ndoqi gjyqin e banorëve të ‘Astirit’, deputeti i PD rendit

Deputeti i PD, Edi Paloka ishte një nga deputetët e opozitës së bashkuar, i cili ndoqi nga afër seancën gjyqësore ndaj 11 banorëve të ‘Astirit’, të arrestuarve pas protestës së të enjtes para Parlamentit.

Ai rendit secilin nga rastet, që sipas tij janë drama të familjes shqiptare, ndërsa dënon veprimet e Prokurorisë që paraqet si prova materiale bidonë të boshatisur, pasi sipas tij janë vënë në shërbim të Ramës.

Reagimi i plotë i Palokës:

Sot ne gjykaten penale. Cdo histori e te burgosurve , nje drame e familjes shqiptare. Cdo fjale e tyre ,nje dhimbje qe nxjerr lakuriq egersine e nje qeverie dhe kryeministri qelbesire antihumane.

Nje femije 8 vjecar qe kishte mbetur i vetem duke pritur qe ta merrnin ne shkolle si cdo dite prinderit , pa e ditur qe Rama ja kishte futur ne burg dhe babain dhe nenen.

Nje kryefamiljar qe kishte ne shtepi te moshuar dhe te semure, femije dhe invalide te cilet prisnin ndihmen e tij, por gjendej pas hekurave se kishte protestuar per te mbrojtur pikerisht strehen mbi koken e familjareve te tij.

Nje i ri , Dori , i arrestuar ne spital nderkohe qe qendronte tek koka e nenes se dhunuar nga policia.

Nje femije qe mbahej ne birucat e Rames e kishte kerkuar librat e shkolles por nuk i kishin dhene as uje sepse keshtu kenaqej hakmarrja e te cmendurit ne krye te qeverise.

Te gjithe pas hekurave se mbrojne strehen e familjes , te femijeve te tyre. Mbrojne nje te drejte qe ju a jep Kushtetuta dhe ligjet e ketij vendi.

Ne anen tjeter, nje prokurori e turpshme dhe qesharake e vene teresisht ne sherbim te cmendurise dhe shtazerise se Rames, qe pranon si “prova” te policise per “dhunen” e qytetareve , bidona plastik te boshatisur dhe fishekzjarret qe ju shiten ne treg dhe femijeve.

Por mbi gjithshka, nje kryeminister qe per te futur ne xhep ca miliona te tjere nuk ndalet perpara asgjeje. Eshte gati jo vetem t’ju shkatrroje shtepite e ti nxjerre ne rruge te madhe ne mes te dimrit , por dhe te burgose e dhunoje deri dhe femije.

Eshte ai i vetmi qe gezon sot dhe per gjakosjen e punonjeses se policise sepse per ate arsye e kishte vene perballe protestuesve. Madje sic e shprehu me gojen e tij , ne subkoshience , do deshironte marrezisht qe ajo vajze te ishte vrare qe Rama te kishte “deshmoren” e tij per te justifikuar gjithe kete ndyresi qe ka krijuar .

E gjitha vetem se i babezituri kerkon te fus ne xhep miliona te tjere.

Me gjithshka qe ben , vetem i afron nje fund te tmerrshem vetes se tij...

Të fundit