Flash News

KRYESORE

Ndoqi koncertin e Olen Cesarit, Meta nuk fsheh emocionet: Ambasador i shkëlqyer i shpirtit artistik shqiptar në botë

Ndoqi koncertin e Olen Cesarit, Meta nuk fsheh emocionet: Ambasador i

Presidenti Ilir Meta ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente nga koncerti i mbrëmshëm në Tiranë i violinistit të njohur shqiptar, Olen Cesari.

Sipas Metës, Cesari është një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë.

“Me shumë emocion ndoqa mbrëmë koncertin e violinistit të madh shqiptar, Olen Cesari, që i shoqëruar nga grupi i tij "International Clandestine Orchestra" dhe artistë me famë botërore, i dhuroi Tiranës një natë magjike dhe një festë të jashtëzakonshme.

Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë.

“Paganini shqiptar”, me madhështinë e talentit të tij, na bën të ndihemi të gjithë krenarë.

Lajm i mirë për të gjithë ju që e humbët dje koncertin është se ai rikthehet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve”, shkruan Meta.

Të fundit