Flash News

KRYESORE

"Ndoshta jam në ëndërr", Xheisoni bëhet me shtëpi. Me lot emocionesh përcjell një mesazh për ata që e ndihmuan  

"Ndoshta jam në ëndërr", Xheisoni bëhet me

Ëndërra e Xheison Baftit, që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re, tashmë është realizuar.

Xheisoni i spektaklit "Në kurthin e Piter Pan", tashmë ka një shtëpi të re në kryeqytet. Nisma u prezantua nga Alketa Vejsiu në emision dhe u finalizua me sukses këtë mbrëmje finale.

Gjithashtu, nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës, duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheison, duke e sjellë kështu të gjithë familjen në kryeqytet. Në këtë mbrëmje finale të spektaklit, Alketa Vejsiu ndau me gjithë publikun një klip, në të cilin shfaqej apartamenti ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij, si dhe reagimin e tij kur hapi derën e shtëpisë.

"Shumë faleminderit ju kam shumë xhan, ju kam shumë zemër..." ishin fjalët e Xheison për të gjithë ata që i plotësuan ëndërr. E pasi u fut në shtëpi, Xheison vuri në dyshim nëse ishte në ëndërr... "Ndoshta jam në ëndërr", tha ai mes lotëve.

Edhe në skenën e madhe të "Piter Pan", Xheison ishte i përlotur nga gëzimi.

“Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh”, u shpreh vogëlushi.

Alketa Vejsiu: Ky njeri ka një dritë speciale se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh Xheison Bafti: Nuk e di, mi sjell Zoti me magji...

Xheison Bafti: Një minutë, pushoni pak publiku ju lutem. Përshëndës Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesn time,  shkollën time dhe Myshqetanë

Të fundit