Flash News

KRYESORE

Ndotja e lartë në Porto Romano, gazetarja raporton me maskë

Ndotja e lartë në Porto Romano, gazetarja raporton me maskë

Durrësi renditet ndër qytetet më të ndotura në vend, si pasojë e mungesës së landfilleve për djegien dhe përpunimin e plehrave.

Kjo ka detyruar gazetaren e TV Klan, Erikleda Dorezi që raportojë me maskë gjatë një kronike për televizionin ku punon.

“Por pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Tv Klan, institucionet qendrore refuzojnë të japin informacion se përse nuk po ndërhyhet në Porto Romano, cili është projekti për rehabilitimin e zonës, sa është kostoja e saj dhe kur banorët e Porto Romanos mund të marrin frymë lirisht’, thotë gazetarja Dorezi

Më herët, konkretisht më 12 Qershor, kryeministri Rama pati premtuar ndërhyrje të menjëhershme dhe transformimin e saj në një park.

“Do e transformojmë atë zonë në një park, po studiojmë një park, brenda vjeshtës së ardhshme ose do e kemi realizuar, ose do jemi duke e realizuar”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Të fundit