Flash News

KRYESORE

Ndotja e plazheve në nivele alarmante, ministri Klosi jep këshilla: Nuk është mirë të bashkëjetojmë me plehrat!

Ndotja e plazheve në nivele alarmante, ministri Klosi jep këshilla:

Kur duhet edhe pak ditë nga çelja e sezonit turistik, situata e ndotjes nga mbeturinat dhe e derdhjes së ujërave të zeza vijon të jetë shqetësuese për zonat bregdetare.

Ky fakt është pranuar edhe nga Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesem më shumë për mjedisin dhe t’i bashkohen fushatës për pastrimin e Shqipërisë.

“Shqipëria nuk duhet të bashkëjetojë më me plehrat! Plazhet, lumenjtë, toka janë burimi i jetës dhe i mirëqenies! Pasuria jonë e përbashkët kërkon kujdesin tonë të përbashkët, sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë! PASTRO lumin, bregdetin, tokën ku jeton! Bashkohu në “Javën e Tokës”, në dt. 16-22 prill!”, ka shkruar Klosi në Facebook.

Të fundit