Sigurisht po! Megjithëse prej disa vitesh në këtë zonë është ndërtuar kolektori i ujrave të zeza dhe shumëkush që e frekuenton këtë zonë, mendoi që u zgjidh ky problem, situata ka të ngjarë të jetë e njëjtë. Komplekse të reja me pallate apo hotele derdhin ende ujrat e zeza në det, si pa të keq dhe ka iu hyrë gjemb në këmbë. Edhe fotot e ardhura në redaksinë e Alertnews.al, nga një frekuentues i kësaj zone, tregojnë se, si ujrat e zeza të një pallati, prej shumë muajsh derdhen në ujrat e detit Adriatik, aty ku pas 5-6 mujsh do të nisë sezoni i ri turistik. Ndërsa asnjë masë ende nuk është marrë. AlertNews.al