Flash News

KRYESORE

Ndrenika i përgjigjet Bashës: Shkela mbi vehten dhe u dakordësova për ndërtimin e Teatrit me PPP me një kusht

Aktori Robert Ndernika e cili sot është pro ndërtimit të Teatrit të ri, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndrenika shprehet se ka shkelur mbi vehten dhe është dakordësuar për ndërtimin e Teatrit Kombëtar me PPP me kushtin që të mos jepet asnjë centimetër për ndërtimin e kullave. Më tej aktori shton se ka marrë besën dhe nëse shkelet, atëherë do bashkohet në aksionin për vënien e minave e shembjen e kullave.

Reagimi në Facebook i Robert Ndrenikës:

“I dashur Zoti Lulzim Basha ! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina” Me respekt Robert Ndrenika”, shkruan aktori i njohur në postimin e tij në Facebook.

Të fundit