Flash News

KRYESORE

Ndreu: Më janë lutur të marr dy mijë metra tokë e s’e kam bërë. Arrestimi i Arben Nokës skandaloz

Ndreu: Më janë lutur të marr dy mijë metra tokë e

Deputeti socialist Pjerin Ndreu i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, i ka konsideruar banalitete akuzat e ish-kryeministrit Berisha, për tjetërsim të pronave të Rana e Hedhun në Lezhë. Ai tregon një episod të ’97-s, kur ka qenë shef komisariati në Lezhë, që sipas tij i janë lutur të marrë tokë, por s’e ka bërë.

“Kam qenë shef komisariati në Lezhë në ’97. Pas rrëmujave direkt jam bërë shef komisariati, kam pas mundësi me marr toka që atëherë. Dhe më janë lutur të marr 2 mijë metra tokë, po nuk ka ndodhur në asnjë rast kurrë, askund as edhe një metër tokë”, tha Ndreu ndërsa nuk la pa komentuar edhe akuat me deputetin Arben Ndoka, i arrestuar prej pak kohësh në Lezhë.

“Kam lidhje miqësore më të dhe si kam mohuar. Kam miqësi deputetin Ndoka dhe se kam mohuar asnjëherë, Njoh rrethin e ngushtë familjar shoqëror. E njoh po s’kam asnjë lidhje fare me asnjë lidhje me asnjë lloj aktiviteti të askujt. Ndoka për mua, të paktën deri tani për cfarë është bërë publike, s’më rezulton të ketë ndonjë problem. Po le të presim drejtësinë. Mënyra skandaloze e arrestimit dhe fyerja që i është bërë dinjitetit të një personi kushdo qoftë ai, është e papranueshme Dhe ministri Xhafaj më ka dhënë të drejtë në një bisedë. Po është sjellë keq”- tha Ndreu.

Ndreu u shpreh ndër të tjera se ka rezerva sa i takon hetimeve të Prokurorisë për dosjen në Lezhë, duke theksuar se organi i akuzës duhet të hetojë thellë, dhe të mos veprojë me dy standarde.

“Më surprizoi arrestimi i Ndokës, e kam marrë vesh nga mediat. Madje nuk e dija fare që ai ndodhej në Shqipëri. Presim të zbardhen provat se deri tani nuk është zbardhur asgjë. Por me përvojën që kam unë, Prokuroria nuk ka asgjë për Arben Ndokën. – tha Ndreu, ndërsa paralajmëroi se do të ngre padi për akuzat e ngritura në adresë të tij.

Të fundit