Flash News

KRYESORE

Ndryshe nga BE, Greqia hap kufijtë tokësor me Shqipërinë, udhëtimi vetëm nga dy pika kufitare

Ndryshe nga BE, Greqia hap kufijtë tokësor me Shqipërinë,

Prej 1 korrikut, Greqia ka vendosur të hapë kufijtë tokësor më Shqipërinë, pas mbylljes për shkak të pandemisë covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, i cili sqaroi se udhëtimi do të kryhet vetëm përmes pikave kufitare doganore me Shqipërinë, në Kapshticë dhe Kakavijë.

Kujtojmë se me shtetin grek ka gjashtë pika kufitare, duke bërë që Qafë- Bota, Ripsi, Sopiku dhe Tre Urat do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Zëdhënësi i qeverisë greke tha se autoritetet vazhdojnë përgatitjet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në sektorin e turizmit, ndërsa paralajmëroi zero tolerancë për shkeljen e rregullave anti-covid.

Lexo edhe: Kufijtë e BE-së nuk do të hapen për Ballkanin Perëndimor pas 1 korrikut, përjashtohen vetëm Serbia dhe Mali i Zi

Të fundit