Flash News

KRYESORE

Ndryshe nga Këlliçi, Kraja ka rezerva për “zonën ekonomike ballkanike”: Shqiptarët kërkojnë integrim në tregun europian

Ndryshe nga Këlliçi, Kraja ka rezerva për “zonën

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ndryshe nga kryetari i FRPD Belind Këlliçi, ka rezerva sa i përket krijimit të një ”Zone ekonomike rajonale ballkanike”.

Teksa i bën "tag" në facebook, mikut të tij Belind Këlliçi, Kraja shprehet se shqiptarët sot kërkojnë integrim vetëm  në zonën e tregut europian.

"Sot, e quaj krejtesisht të pavend 'sakrificën' e rradhës që i kërkohet Shqiptarëve, nëpërmjet zërit të të rinjve shqiptare, për tëe mbështetur krijimin dhe me pas integrimin e Shqiperisë në një ‘zone ekonomike ballkanike’”, duke renditur më poshtë arsyet.

Reagimi i plotë:

Kryetari i FRPD dhe miku im Belind Këlliçi eshte shprehur pro krijimit te nje "Zone ekonomike rajonale ballkanike" ne kuader te nje takimi zhvilluar me perfaqesues europiane ne Bruksel mbi procesin e pajtimit ne Ballkan.

Me qellim krijimin e nje debati te shendetshem drejtuar te rinjve demokrate e jo vetem, me lejoni te sqaroj shkurtimisht me poshte pse shpreh rezerva per nje qendrim te tille.

Gjate viteve te fundit kombit shqiptar i eshte dashur te beje sakrifica te shumta, deri me gjak, per te mbrojtur identitetin e tij por njekohesisht per te mbrojtur stabilitetin e rajonit.

Shqiptaret nuk kane shprehur kurre ambicie territoriale ndaj fqinjeve. Dhe po keshtu, nuk kane qene kurre shkaktar incidentesh apo aktesh te dhunshme nacionaliste.

Me qellim per t'i sherbyer stabilitetit rajonal, Shqiptaret kane pranuar me heshtjen e tyre dhe "varrezat imagjinare" te fqinjesise se mire.

Bashkejetesa fetare dhe etnike shqiptare ka qene dhe eshte pike reference ne mbare rajonin, e me gjere.

Ndaj, sot, e quaj krejtesisht te pavend "sakrificen" e rradhes qe i kerkohet Shqiptareve, nepermjet zerit te te rinjve shqiptare, per te mbeshtetur krijimin dhe me pas integrimin e Shqiperise ne nje "zone ekonomike ballkanike".

Shqiptaret kerkojne integrim vetem ne nje zone, ne tregun europian! Projekti i prezantuar se fundmi eshte vetem nje "mirazh" ekonomik me nje mesazh te vetem, te papranueshem :

Shqiperia nuk do te integrohet ne "Bashkimin Europian" dhe ne vend te saj, vendit i propozohet te integrohet ne nje "Bashkim Ballkanik".

Pranimi i ketij projekti eshte i barazvlefshem me braktisjen e endrres shekullore shqiptare per rikthim ne gjirin e kombeve europiane.

Ndaj me gjithe dashamiresine dhe deshiren e mire qe i karakterizon te rinjte shqiptare, pertej cdo naiviteti apo pseudo-patriotizmi, per tema te tilla, nuk duhet te kemi aspak frike te shprehemi hapur, pa komplekse, pa ndroje e pa turp, pa asnje frike, se te paren, ne, te rinjte demokrate, vendosim Shqiperine !

Duke vendosur Shqiperine te paren, ne vendosim paqen te paren, vendosim Europen te paren, vendosim fqinjesine e mire dhe integrimin tone te perbashket, kolektiv brenda dhe si nje trup i vetem europian, dhe jo si nje aneks ekstra-territorial i ndertuar ne rrenojat e jugo-sferes ballkanike...

Të fundit