Flash News

KRYESORE

Ndryshe nga Kosova, nga vijnë humbjet e Kombëtares? Kraja: E ka infektuar politika

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja ka komentuar në një tjetër këndvështrim humbjet e Kombëtares Shqiptare, duke krahasuar edhe me atë të Kosovës.

Sipas Krajës, politika ka infektuar edhe Kombëtaren dhe sipas tij historia e PPP-se së "Arenës center" është dëshmia më e mirë sesi Shqipëria po ndjek një trajektore dështimi historik.

Reagimi:

TRADHETIA E MADHE !

Nga vinë humbjet në seri të Kombëtares ? Pse Kosova ka 15 ndeshje pa një humbje?

Një indicie na vjen dhe nga fotot më poshtë. Është profili zyrtar i "Arena Center" ose i PPP-së të Ish-Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa.

Aty nuk ka thirrrje për të gjetur talente, por reklama për një "eksperiencë konsumatore".

Aty nuk ka reklama për salla olimpike, por për salla restorantesh.

Aty nuk ka promovim të një akademie sporti, por promovohet një hotel.

Aty nuk ndërtohet një muze për heronjtë e fitoreve të shkuara, por kulla më e lartë në Shqipëri.

"ArenaCenter" nuk është një tempull dedikur sportit, por vetëm një qëndër komerciale e madhe, e bukur dhe e shtrenjtë.

Që një ekip të fitojë,

që lojtërat të kthehen në heronj,

që flamuri të valvitet triumfues,

që rezultati të na krenojë,

që kombëtarja të na bashkojë...

Duhen pasion, sakrifica, krenari, venerim, këmbëngulje e besim, frymëzim e modele heronjsh, duhen bashkim e një investim kolektiv në krijimin e kushteve materiale dhe frymës kolektive që çon drejt fitores...

Duhet që një komb të investojë tek çdo lojtar që në fëmijëri që të besojë tek meritokracia, tek fitorja, tek fairplay, tek shpresa që çdo gjë është e mundur gjatë 90 minutave, duhet të investojë tek vlerat e sportit dhe dashuria në komb...

Duhet që bashkë, kombi e kombëtarja të thurin një endërr triumfuese, ëndrrën e një fitoreje historike që së bashku çdo gjë është e mundur!

Por çfarë i ofron "kombi" -> "kombëtares" ?

Një PPP qënder komerciale ku objektivi i menaxhereve nuk do të jetë sesi të gjejë "Messi-n" e ardhshëm shqiptar, por sesi të gjejë "konsumatorë" që do t'i shkojnë në restorant per pizza e në lokal për birra...

Dhe si shpërblim për promovimin e "kulturës konsumatore" ky kompleks është i përjashtuar nga një seri taksash sepse quhet "investim strategjik".

Lemeri !

Po si do të paguajmë për sallat sportive në shkollat tona publike nëse përjashtojmë nga taksat këto hotele, restorante e dyqane lluksi?

A nuk u ndërtua ky kompleks në një truall publik? A nuk ishte ky "Stadiumi Kombëtare" ? A nuk u bë gjithçka në shërbim të futbollit shqiptar?

E paskemi kuptuar të gjithë gabim.

Një "arena" që shndërrit nga bukuria vezulluese e xhamave të rinj të dyqaneve, hoteleve e restoranteve, por që pasqyron po njësoj errësirën e thellë të humnerës së vlerave ku po zhytet kombi ynë.

E njëjta tragjedi po luhet me Teatrin Kombëtar : PPP, kulla, shkatërrim vlerash e makutëri "konsumatore"...

Njësoj me sistemin arsimor : PPP për ndërtimin e shkollave të reja të Tiranës - a mund te vidhet duke i rrëmbyer te ardhmen fëmijëve?

Po shëndetësia? PPP për sterilizimin, për check-upin, për inceneratorët e mbetjeve spitaleve etj. etj.

Pra politika paska infektuar dhe kombëtaren.

Historia e PPP-se së "Arenës center" (vini re : nuk është më një arena kombëtare) është deshmia më e mirë sesi Shqipëria po ndjek një trajektore dështimi historik.

Kombin shqiptar nuk e dezertojnë mjekët që ikin në gjermani, ushtarët që nuk kthehen nga Anglia, policët që kërkojnë azil ne Zvicër, lojtarët e "kombëtares shqiptare" që zgjedhin të luajnë për "kombëtaren kosovare"...

Kombin po e tradhëton politika që po bën gjithçka që "kombëtarja" jonë në futboll, arsim, ekonomi e kulturë të humbë...

Kjo ka veç një emër, tradhëti...

Të fundit