Flash News

KRYESORE

Ndryshe nga një ditë më parë, Arta Marku shfaqet e qeshur si kryeprokurore në aktivitetin e Gramoz Ruçit

Ndryshe nga një ditë më parë, Arta Marku shfaqet e qeshur si

Ndryshe nga një ditë më parë ku situata gjatë betimit të saj në Kuvend ishte e tensionuar dhe kjo u reflektua edhe në mimikën e Arta Markut, kryeprokurorja e re është shfaqur sot e qeshur në aktivitetin e organizuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në aktivitetin për institucionet e pavarura, Arta Marku është shfaqur për herë të parë si kryeprokurore e Shqipërisë, pak orë pasi kishte marrë zyrtarisht detyrën nga parardhësi i saj, Adriatik Llalla.

Pjesë e takimit ishin gjithashtu ambasadorë të huaj, Avokatja e Shtetit dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Të fundit