Flash News

KRYESORE

Ndryshim për të përmirësuar gjendjen shpirtërore, Selena Gomez rruan kokën

Ndryshim për të përmirësuar gjendjen shpirtërore,
Kur prek fundin fillon dhe do jetën më shumë dhe kupton rëndësinë e detajeve që ndoshta deri dje i konsideronit të parëndësishme. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me këngëtarn Selena Gomez, pas transplantit në veshka, Selena ka shijuar jetën në maksimum. Mikja e saj e shpëtoi Selenën duke i dhuruar asaj veshkën dhe kështu Selena filloi të bënte disa ndryshime, të cilat e bënin të lumtur. Kur kupti se nuk e do këngëtarin The Weeknd ajo i dha fund lidhjes së tyre duke i dhënë një mundësi tjetër ish-it të saj. Pas operacionit, Selena u rikthye me Justin e më pastaj  për herë të parë u bë bionde. Atëherë kur gjërat po shkonin shumë mirë, u nda dhe me Justin Bieber dhe tani ajo ka vendosur të rruajë flokët. Në fotot e fundit të postuara në Instagram, shohim se Selena ka rruar pjesën e pasme të flokëve dhe shkruan “Gjithmonë është e nevojshme të bësh një ndryshim delikat”. Sa duket Selena tashmë po e shijon jetën aq sa mundet pa u kompleksuar apo kufizuar nga asgjë.

Të fundit