Flash News

KRYESORE

Ndryshime masive, Arta Marku heq Petrit Fushën nga Prokuroria e Tiranës; miku i Veliajt zëvendësohet nga prokurori i ‘CEZ’

Ndryshime masive, Arta Marku heq Petrit Fushën nga Prokuroria e

Dita e sotme është një ditë me ndryshime të mëdha në Prokuroritë e Shqipërisë. Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë vendimin për të larguar Petrit Fushën si drejtor të Prokurorisë së Tiranës. Fusha ishte komanduar më parë në këtë detyrë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Petrit Fusha njihet për lidhjet që ka me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ata u fotografuan së bashku në një restorant të kryeqytetit kur Prokuroria e Tiranës, e cila drejtohej nga Fusha, kishte hapur hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës dhe për ndërhyrjen në parkun e liqenit. Ky takim u konsiderua si konflikt i hapur interesi, por Veliaj u përpoq të mohonte diçka të tillë. Kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë gjithashtu disa tendera për firmën ‘Fusha’, drejtuesit e cilit kanë lidhje familjare me prokurorin.

Vendin e Fushës në krye të Prokurorisë së Tiranës do e zërë Dritan Rreshka, i cili njihet edhe si ish-prokuror i çështjes ‘CEZ-DIA’. Në vitin 2012, Rreshka e mbylli këtë dosje për ‘mungesë provash’, ndërsa në vitin 2015 ai u emërua në krye të njësisë antikorrupsion.

Kohët e fundit, emri i Dritan Rreshkës është përmendur për postin e Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të ngrihet së shpejti.

Kjo ishte lëvizja e fundit e Rovena Gashit përpara se Arta Marku të hidhte firmën për shkarkimin e saj; ishte shpallur kundërshtare e Donald Lu

Shefja e re e kabinetit të Arta Markut, kjo është prokurorja që emërohet në detyrën e rëndësishme

Të fundit