Flash News

KRYESORE

Ndryshime në administratë, ikën një tjetër drejtor nga ata të konkurseve

Ndryshime në administratë, ikën një tjetër drejtor nga

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Vilson Masmalaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Largimi i tij nga posti u fol pak ditë më parë ndërsa sot është zyrtarizuar. Vendin e tij do ta marr nëndrejtoresha aktuale Teuta Rrjolli, për një periudhë të përkohshme derisa të vendoset nëse do të ketë sërish konkurs apo drejtori i ri do caktohet me emërim.

Masmalaj u zgjodh në krye të spitalit të Shkodrës pas konkursit të zhvilluar nga ministria e Shëndetësisë. Por emërimi i tij është kontestuar jo pak nga socialistët e Shkodrës.

Nga drejtorët e spitaleve të zgjedhur me konkurs ky është rasti i dytë i dorëheqjes. Pak kohë më parë u dorëhoq drejtori i spitalit të Durrësit.

Të fundit