Flash News

KRYESORE

Ndryshime në Kodin Penal për zgjedhjet? “Blof i qëllimshëm i Ramës. Juridikisht e pamundur”

Ndryshime në Kodin Penal për zgjedhjet? “Blof i

Juristi Sokol Hazizaj kundërshton me argument ligjor paralajmërimin e Edi Ramës se do ketë ndryshime në Kodin Penal për ata që kërcënojnë zgjedhjet. Sipas juristit, Rama po luan blofin për të mbajtur situatën në emocion dhe për t’u justifikuar para qytetarëve se po bën të gjitha përpjekjet që zgjedhjet do mbahen.

“Si fshihen gjërat?! Sot ose para disa ditësh Kryeministri deklamoi se në do të bëjnë ndryshmin ne Kodin Penal për ata që prishin zgjedhjet. Njëzëri nuk e dinë. Qytetarët nuk e identifikojnë dot problemin. Kjo do të thotë se edhe nëse duan ta fusin sot, të mblidhte Kuvendi sot dhe të fusin ndryshimet e Kodit Penal, deri në 30 Qershor kur do ndodhin zgjedhjet nuk kanë shanse që ligji të hyjë në fuqi. Në këto kushte mbahet situata në emocionin më të lartë, që përpara qytetarëve të jenë të justifikuar për përpjekjet e tyre ndonëse, teknikisht, formalisht, juridikisht nuk ka shanse të bëhet ndryshimi”, sqaroi Hazizaj.

Ndryshimet për ashpërsim të  Kodit Penal janë kërkuar nga qeveria, pasi opozita është shprehur se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Të fundit