Flash News

KRYESORE

Ndryshime në projeksione, PS dhe LSI zbresin në mandate, PD dhe PDIU rriten

Ndryshime në projeksione, PS dhe LSI zbresin në mandate, PD dhe PDIU

Të dhënat e fundit që vijnë nga qendrat e numërimit tregojnë se PS ka zbritur ndjeshëm në mandate nga orët e kaluara, kur arriti në 77 të tilla, sipas projeksioneve. Tashmë PS ka zbritur në 73 mandate dhe të njëjtin fat ka patur edhe LSI që ka humbur mandatin e 20-të.

PD nga 39 mandate që kishte disa orë më parë, është ngjitur në 43, ndërkohë që edhe PDIU ka fituar mandatin e katërt.

Gjithsesi, është ende herët për rezultatin final pasi deri më tani janë numëruar 51.08% e votave dhe pritet që partitë të kenë lëvizje mandatesh, por sigurisht që nuk bëhet fjalë për përmbysje rezultati.

Të fundit