Flash News

KRYESORE

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra pas 7 vitesh zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë

Është liruar nga detyra  zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi. Lirimi i tij  vjen me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e sotme.

Luçi mbajti postin e zv.ministrit për 7 vite.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

 

Luçi mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull “Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë”. Në po të njëjtin universitet, ai ka marrë gradën Master në Ekonomiks gjatë periudhës 1997-1999.

Të fundit