Flash News

KRYESORE

Ndryshime në Qeveri, zv.ministri kalon nga ministria e Jashtme te e Infrastrukturës

Ndryshime në Qeveri, zv.ministri kalon nga ministria e Jashtme te e

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një vendim për lëvizje në nivel zv/ ministrash.

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, është liruar ky pozicion dhe është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lëvizja është bërë me propozim të kryeministrit Rama.

Vendimi:

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit