Flash News

KRYESORE

Ndryshime në sekretariatin e PS/ Rama lëviz Musa Ulqinin dhe Stefan Çipën, i jep post Alfred Pezës

Ndryshime në sekretariatin e PS/ Rama lëviz Musa Ulqinin dhe Stefan

Gjatë punimeve në Asamblenë e PS u vendosën edhe ndryshime në sekretariatin e socialistëve.

Ndonëse me dyer të mbyllura, mediat i zbardhën ndryshimet e kryera, ndërsa bie në sy rikthimi i ish-deputetit Alfred Peza dhe emërimi i Bashkim Finos si nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të PS.

Ndërkohë, që Peza u caktua si sekretar për marrëdhëniet me mediat e shoqërinë civile.

Nga ana tjetër, Blerina Gjylameti vijon të mbetet sekretare për koordinimin elektoral, për sektorin e burimeve njerëzore Senida Mesi dhe Romina Kuko, Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë, Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ, Ilir Beqja sekretar për koordinimin digjital.

Sektori i emigracionit u vendos, Laert Duraj, nën sekretar Artemis Dralo, sekretar për bashkëqeverisjen dhe aleancën me qytetarët Petro Koçi dhe Elisa Spiropali sekretare për bashkëqeverisje.

Ndërkohë, Stefan Çipa dhe Musa Ulqini që më herët kanë pasur poste në sekretariat janë lëvizur.

Të fundit