Flash News

KRYESORE

"Ndryshime në sistem një vit para zgjedhjeve", Rama i kthehet Varhelyi: Kështu i bie të mos votojmë as marrëveshjen e 5 Qershorit

"Ndryshime në sistem një vit para zgjedhjeve", Rama i

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili u shpreh kundër idesë për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin menjëherë të marrëveshjes së 5 Qershorit, pasi-sipas tij- shumë vonë për ndryshime kushtetuese.

Referuar komentit të Varhelyi se ndryshime që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhore duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve, Rama tha se i kupton partnerët ndërkombëtarë "që nuk e dinë aspektin proedurial".

Mëtej kryeministri sqaroi se, kur flasim për çështje zgjedhore ne kemi një sesion parlamentar përpara, ndërsa nëse flasim për vit kalendarik, atëherë i bie që të mos miratohen as marrëveshja e 5 qershorit.

“I kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mund të mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD, që thonë kalohet sot. Si kalohet sot, ka një procedurë, sapo ka përfunduar marrëveshja dhe është në procedurë. Sa i përket kohës, jemi një vit, sepse kemi dhe një sesion parlamentar. Nëse shihet si vit kalendarik, i bie mos të votojmë as marrëveshjen e 5 qershorit. Po flitet për cështje zgjedhore dhe këtu hyjnë qoftë Kushtetuta, qoftë Kodi”, tha Rama.

Të fundit