Flash News

KRYESORE

Ndryshime në ‘Vizion Plus’, mbyllet emisioni i Turjan Hyskës

Ndryshime në ‘Vizion Plus’, mbyllet emisioni i Turjan

Në fund të muajit shkurt u raportua se emisioni “Oktapod” i Turjan Hyskës në Vizion Plus ishte drejt mbylljes, por moderatori publikoi një video në ‘Instagram’ që i përgënjeshtronte këto lajme. Gjithsesi, rezistenca ka zgjatur më pak se një muaj sepse mbrëmë në mesnatë ishte vetë Turi që konfirmoi se “Oktapod” e kishte mbyllur ciklin e tij.

Ai ka falënderuar stafin e ngushtë për punën e bërë në dy vite për realizimin e këtij emisioni.

“Kjo foto qenka postimi im i parë ne Instagram! Është logo fillestare e Oktapod, i cili erdhi në tokë në datë 9prill te vitit 2014 dhe kthehet në det sërish, sot pas mesnate! Për mua ka qenë një eksperiencë interesante që më ka shërbyer shumë! Falenderoj gjithe ata qe kanë ardhur të ftuar, ata që na kanë ndjekur dhe stafin tim të ngushtë! Tani e tutje bëni, ç’bëni gjatë ditës, naten nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod . 9prill 2014 - 16 Mars 2018”, shkruan Turi.

Të fundit