Flash News

KRYESORE

Ndryshimet e motit dhe reshjet e shiut, çfarë parashikohet duke nisur nga e enjtja

Ndryshimet e motit dhe reshjet e shiut, çfarë parashikohet duke

Sot në mesditë thuajse në gjithë territorin kanë hyrë vranësirat duke u shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme me kontraste të forta termike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur që nga dita e nesërme, e enjte, moti parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër.

Reshjet e shiut në orët e mëngjesit do të përfshijnë gati të gjithë vendin.

Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje, aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 11º deri 23ºC

zonat e ulëta 13º deri 26ºC

zonat bregdetare 16 º deri 26ºC

 

Të fundit