
Flash News
Plagosje me thikë në Durrës, autori në arrati
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi
Votat e diasporës/ Gafë apo manipulim?!Numërohen 43 mijë fletë, ndërkohë që ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi
Ndryshimet kushtetuese, ambasadori gjerman sjell në vëmendje kushtet e BE-së: Marrëveshja e 5 Qershorit po merr tipare konfliktuale, uluni në dialog!

Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka reaguar pas ndryshimeve kushtetuese të votuara në parlamentin e Shqipërisë.
Duke kujtuar kushtet e vendosura nga BE dhe Bundestagu Zingraf bën thirrje që aktorët politikë të bashkëpunojnë në Këshillin Politik për të implementuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
Reagimi
“Shpreh keqardhjen që megjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës.
Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe të bashkëpunimit.
Shqipëria gjendet përpara mundësive dhe sfidave të mëdha - përmend këtu vetëm bisedimet e anëtarësimit në BE, rindërtimin pas tërmetit dhe kapërcimin e krizës Corona dhe pasojave të saj. Në një situatë të tillë rregullat e qartë e transparentë për zgjedhjet e ardhshme, të pranuar nga të gjitha palët politike, janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit.
Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë.”
Kujtojmë se Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU i tërhoqi para disa ditësh vëmendjen kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.
“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?
Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.
Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruante raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.
Të fundit




Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin
17 Maj 2025, 20:40
Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së
17 Maj 2025, 20:16
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi
17 Maj 2025, 19:52

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
17 Maj 2025, 19:09

Një tornado vdekjeprurëse godet dy shtete në SHBA, shënohen 20 viktima
17 Maj 2025, 18:18


Vuçiç në tubim në Nish, studentët serbë organizojnë protestë në Suboticë
17 Maj 2025, 17:03




Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës
17 Maj 2025, 15:31

Trafik i rënduar në Tiranë, radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe
17 Maj 2025, 14:52
11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet
17 Maj 2025, 14:39


E gjelbër apo e verdhë? Kjo është banania më e shëndetshme
17 Maj 2025, 13:50





U kapën me kan*bis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
17 Maj 2025, 12:27
Topalli akuza për manipulim masiv në votat e ardhura nga diaspora e Greqisë
17 Maj 2025, 12:13




Ëndrrat nuk do të na i bëjnë dot realitet të tjerët
17 Maj 2025, 10:41
Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta
17 Maj 2025, 10:23

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama
17 Maj 2025, 09:41

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
17 Maj 2025, 09:03

"Relaksimi është motoja", parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
17 Maj 2025, 08:38
Parashikimi i motit për ditën e sotme
17 Maj 2025, 08:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Maj 2025, 08:00

BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës
16 Maj 2025, 22:42
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
16 Maj 2025, 22:22

VIDEO/ Rama i gjunjëzohet në Tiranë, Meloni i “fut gërshërët”
16 Maj 2025, 21:48





Forcat izraelite nuk ndalojnë breshërinë ndaj Houthive, bombardojnë portin
16 Maj 2025, 20:43
Përplasen dy automjete në aksin Laç–Patok, plagoset njëri nga drejtuesit
16 Maj 2025, 20:30
Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia
16 Maj 2025, 20:26



Shpërndanin kok*inë, arrestohet grupi italo-shqiptar i dr*gës
16 Maj 2025, 19:46

Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani
16 Maj 2025, 19:27






Samiti i “Madh”, dyqane të kyçura dhe qytetarë të bllokuar
16 Maj 2025, 18:10

Protesta e opozitës, Këlliçi: Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur
16 Maj 2025, 17:48

Noka nga protesta: Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi
16 Maj 2025, 17:40
Nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!
16 Maj 2025, 17:25

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua
16 Maj 2025, 17:12

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për votat e Greqisë
16 Maj 2025, 16:36
Protesta e PD/ Efektivë policie në terren, vendoset gardh metalik
16 Maj 2025, 16:35

Kryeministri i RMV pjesë e samitit, por pse nuk e përmend Tiranën?!
16 Maj 2025, 16:11
Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen Erdoganit, ja çfarë i tha
16 Maj 2025, 16:05

Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit
16 Maj 2025, 15:51
KQZ vendos për zarfet e Greqisë: Të vijojë numërimi i votave
16 Maj 2025, 15:40
INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë në Shqipëri
16 Maj 2025, 15:35
Gallata e Ramës në samit, shndërron liderët evropianë në fëmijë me AI
16 Maj 2025, 15:21
Meloni e quan “të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje
16 Maj 2025, 15:16


Trump: Asgjë s’do të ndodhë në Ukrainë pa një takim mes meje dhe Putinit
16 Maj 2025, 14:51
Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoste me thikë 15-vjeçari
16 Maj 2025, 14:51




