Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Balla mesazh PD: Lejohen listat 100% të hapura dhe koalicioni ‘Luli-Mona’, por qeverinë do e marrim sërish

Ndryshimet kushtetuese, Balla mesazh PD: Lejohen listat 100% të hapura dhe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka përcjellë një mesazh Partisë Demokratike pak para votimit të ndryshimeve kushtetuese, që opozita e bashkuar është shprehur kundër, pasi sipas saj nuk është gjithëpërfshirëse dhe cenon marrëveshjet e 14 janarit dhe atë të 5 qershorit.

Sipas Ballës, amendamentet që miratohen sot në kuvend lejojnë Lejohen listat 100% të hapura dhe koalicionet.

“I them PD, amendamentet që miratohen sot në kuvend  janë çelësi që mundësojnë atë që ju pretendoni se e doni, e lejojnë edhe 100% listat e hapura se kush merr vesh nga matematika kur thua jo më pak se 2 të tretat, ke edhe 3 të 3 brenda, pra 100%.

I bëj thirrje të fundit PD, u mundua sot e mbrëmë të krijojnë grupit parlamentar këtu për pranimin e listave të hapura sipas formulës së propozuar nga kuvendi është zgjidhja e duhur për ti dhënë shqiptarëve dy mundësi, deri më sot kanë patur mundësi të zgjedhin vetëm parti, prej sot edhe individin.

Sa për çështjen e koalicioneve rrini të qetë sepse koalicionet ekzistojnë, ua them ku ta gjej që Luli dhe Mona të jenë bashkë është gjëja më e mirë për shqiptarët që jo në opozitë në 2021 por me sa kam parë me mundësitë e reja dhe ofertat e reja nga vijnë opozita parlamentare jeni të sigurt se ne do jemi sërish në qeverisje të vendit dhe ju sic jeni sot do jetë edhe ai grupi tjetër që u krijua mbrëmë”, u shpreh Balla.

Të fundit