Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, deputeti thirrje opozitës parlamentare: Ju kanë futur në truk, na duhen femra si Thatcher në Kuvend

Ndryshimet kushtetuese, deputeti thirrje opozitës parlamentare: Ju

Deputeti i opozitës parlamentare, Erion Piciri i ka cilësuar një truk i mazhorancës ndaj kolegëve firmëtarë për ndryshimet kushtetuese, që parashikon lista të hapura dhe heqje të koalicioneve parazgjedhore

Sipas Picirit, sistemi proporcional rajonal deformon votën e shqiptarëve dhe se me këtë nismë sërish nuk do ketë asnjë ndryshim në vend.

“Për sistemin zgjedhor, aty është loja më e madhe që bëhet dhe deformimi i votës. Me gjithë respektin e kolegëve të opozitës që kaqnë luftuar për listat e hapura , sistemi proporcional rajonal deformon votën e shqiptarëve.

Është një truk që ju kanë futur bolshevikët në metalitet për të deformuar votën pa një proporcionl të pastër kombëtar, me votë te personalizuar dhe me prag natyral kurrë nuk do ketë ndryshim në vend. Ndaj duhet bërë një lufte e madhe për proporcionalin kombëtar, ky proporcional rajonal deformon votën.

Lëreni farsën e barazisë gjinorë, është një koncept komunist se ka shtete të bashkuara të Amerikës ku hapin garën, na duhen femra si Theceri jo si Lenka Cuko.

Ndaj, kalojini ndryshimet kushtetuese me referendum, këtë e bëjnë edhe SHBA”, tha Piciri.

 

Të fundit