Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndryshimet kushtetuese, drejtuesi i fondacionit “Konrad Adenauer”: Kam dyshime nëse këto ndryshime ishin të ligjshme
Drejtuesi i zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", Tobias Rűttershoff, në intervistën ekskluzive për DW është shprehur se është koha për reflektim ndaj ndryshimeve të fundit kushtetuese.
DW: Z.Rűttershoff, çfarë mendoni për ndryshimet kushtetuese që Paralamenti miratoi ditët e fundit: sistemin e listave të hapura për zgjedhjet dhe riformatimin e koalicioneve partiake? A sigurojnë ato zgjedhje më të mira? E kam fjalën a do t’i japin fund parregullsive të tilla si psh blerja e votës, manipulimi në numërimin e votave, që kanë prishur vazhdimisht zgjedhjet në Shqipërinë post-komuniste?
Tobias Rűttershoff: Për mua nuk është plotësisht e qartë, pse kushtetuta duhej të ndryshohej për të arritur rezultatin e dëshiruar: zgjedhje më transparente dhe të ndershme. Ndërkohë që duhet të respektosh kompetencat ligjore të parlamentit shqiptar, pyetja është, nëse këto ndryshime kushtetuese ishin gjithashtu të ligjshme. Ndryshimi i kushtetutës është gjithmonë i vështirë, kur një pjesë e madhe e publikut shqiptar nuk përfaqësohet në parlament dhe kur nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Për më tepër, nuk e di nëse këto janë hapat e duhur për të siguruar dhënien fund të blerjes së votave dhe manipulimin në numërimin e votave. Natyrisht, që listat e hapura plotësisht, mund të japin njëfarë sigurie në këtë drejtim. Megjithatë, ato në vetvehte nuk janë një kurë mrekullie për sëmundjet e zgjedhjeve shqiptare dhe sigurisht jo në formën e tyre aktuale, ku vetëm 2/3 e listave të partive janë të hapura dhe 1/3 ende vendoset nga kryetarët e partive.
DW: A shihni arsye thelbësore për kundërshtimin e fortë të Partisë Demokratike (PD) dhe aleateve të saj, ndaj këtyre ndryshimeve? A shkelin ato Marrëveshjen e 5 qershorit, pra dakortësinë e të gjithë aktorëve politikë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor? PD në emër të opozitës së bashkuar jashtë parlamentit sapo i ka quajtur ndryshimet kushtetuese “të papranueshme dhe jo të detyrueshme për atë dhe shqiptarët”.
Tobias Rűttershoff: Me sa jam në dijeni, diçka aq e rëndësishme, aq e thellë sa ndryshimet kushtetuese, në të kaluarën bëheshin gjithmonë në mënyrë konsensuale, me përfshirjen e gjithë aktorëve politikë. Sigurisht, me djegien e mandateve parlamentare në vitin 2019, Partia Demokratike ka kontribuar në një masë të madhe në krijimin e kësaj situate. Sidoqoftë, PD ende përfaqëson një pjesë të madhe të elektoratit shqiptar. Kjo është arsyeja pse kushtet e Bundestagut për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit në BE, kërkuan një qasje gjithëpërfshirëse ndaj reformës zgjedhore. Kjo u reflektua në Marrëveshjen e 14 janarit të këtij viti, ku mazhoranca, opozita parlamentare dhe jashtë parlamentare ranë dakord për të zhvilluar bisedime në Këshillin Politik, në një mënyrë të tillë përfshirëse. Kjo rezultoi në Marrëveshjen e 5 Qershorit, e cila ishte një hap i stërmadh përpara. Një gjë është e sigurtë: sido që të jetë, nëse ndryshimet kushtetuese i shkelin ose jo këto marrëveshje, ato me siguri shkojnë kundër kërkesave legjitime për një dialog të mëtejshëm gjithëpërfshirës.
DW: Cila është ꞔështja kryesore, immediate për PD dhe aleatët e saj në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit që vjen dhe gjithashtu të perspektivës europiane të Shqipërisë?
Tobias Rűttershoff: Siç pritet në një demokraci funksionale, PD duhet të paraqesë një alternativë të besueshme dhe të fortë ndaj maxhorancës socialiste qeverisëse. Nëse ky është rasti, shqiptarët do të kenë një bazë të mirë për të zgjedhur rrugën e ardhshme të vendit të tyre. Sidoqoftë, të gjitha partitë duhet të qëndrojnë të përkushtuara në rrugën evropiane të Shqipërisë, sepse siç tregojnë të gjitha sondazhet, shqiptarët përpiqen dukshëm për integrim më të thellë në BE.
DW: A mendoni se PD dhe aleatët e saj do t’i japin një përgjigje të pakushtëzuar, pozitive thirrjes së Gjermanisë, drejtuar gjithë aktorëve politikë, që të bashkëpunojnë për zbatimin ligjor në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese? Të respektojnë Marrëveshjen e 5 qershorit, duke marrë pjesë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe bashkëpunimit? Kam parasysh deklaratën e Ambasadorit gjerman në Tiranë, Z. Peter Zingraf, menjëherë pas miratimit në Parlament të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat po flasim.
Tobias Rűttershoff: Besoj që Ambasadori Zingraf bëri një deklaratë shumë të ekuilibruar. Kemi nevojë të presim dhe të shohim se çfarë nënkuptojnë ndryshimet kushtetuese në realitet, se si do të zbatohen ato në Kodin Zgjedhor. Pas një gjysme të parë kaotike të vitit 2020 dhe situatës së përgjithshme nga Covid-19, ndoshta tani është koha për të reflektuar dhe më pas për të bërë një fillim të ri, duke diskutuar këto çështje në një mënyrë gjithëpërfshirëse në Këshillin Politik. Unë jam pozitiv që PD dhe opozita e bashkuar do të jenë të hapura për dialog të vazhdueshëm.
DW: Z. Rűttershoff a e ka plotësuar Shqipëria, me zhvillimet e fundit për të cilat po flasim, kërkesën e Bundestagut Gjerman dhe Këshillit Europian për të kryer Reformën Zgjedhore, si një kusht shumë i rëndësishëm për fillimin e negociatave të pranimit në BE?
Tobias Rűttershoff: Marrëveshja e 5 qershorit ishte padyshim një hap i madh drejt përmbushjes së këtij kushti kryesor për negociatat e pranimit në BE. Siç thashë, kemi nevojë të shohim tani sesi përkthehen ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Shpresoj që me diskutime të mëtejshme përfshirëse në Këshillin Politik, pas pushimeve të verës, të mund të gjejmë një zgjidhje të dakortësuar, të pranueshme për të gjithë aktorët e përfshirë./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38