Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri e-mail anëtarëve të Këshillit Politik: Të hënën propozoj të rikthehemi në tryezë

Ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri e-mail anëtarëve të

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik ka thirrur palët politike të ulen në tryezën e Këshillit Politik pasditen e ditës së hënë, më 14 shtator, për të rinisur diskutimet për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, pas pushimeve të verës.

Ai u ka dërguar email anëtarëve të Këshillit Politik mbi këtë propozim, ditë kur pritet të mblidhet Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

“Siç jeni në dijeni, në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar.

Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00.

Tryeza propozoj të mbahet si gjithnjë në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve.

Faleminderit,

Damian Gjiknuri

Përfaqësues i Partisë Socialiste", shkruan Gjiknuri në emailin e tij për anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

 

Të fundit