Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese/ Këshilli Politik përfundon pas pesë orësh, asnjë dakordësi mes palëve

Ndryshimet kushtetuese/ Këshilli Politik përfundon pas pesë

Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore mes PS, PD dhe LSI.

Mbledhja  nisi në orën 11.00 të paradites dhe zgjati 5 orë, por pa rezultat konkret.

Në mbledhje u diskutuan ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, nismë e miratuar në Këshillin e Legjislacionit gjatë javës që shkoi dhe që parashikon zgjedhje me lista të hapura (2/3) dhe heqje koalicionesh.

Kujtojmë se burime i thanë për Politiko se opozita jashtëparlamentare i ka qëndruar faktit se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të preket për ndryshime kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, me mbështetje edhe të mazhorancës.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama njoftoi se PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit, por e vetmja gjë që kërkohet është diskutimi i listave të hapura.

Të fundit