Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Kikia: Rama u kap në “flagrancë”, nuk mund ta kthejë deklaratën e ndërkombëtarëve në favor të tij

Ndryshimet kushtetuese, Kikia: Rama u kap në “flagrancë”,

I ftuar në emisionin Mbrëmja në ABC Neës, analisti Mentor Kika ka folur për  retorikën politike mes palëve në vend dhe ndërkombëtarëve sa i përket ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij ndërkombëtarët folën qartë kur thanë se nëse do të votohen ndryshimet kushtetuese, nuk do të hapen negociatatat.

Ndërsa për kryeministrin Rama ai thotë se është kapur në “flagrancë” dhe nuk mund ta kthejë këtë deklaratë në favor të tij.

Deklaratat që vijnë nga të huajt në Shqipëri interpretohen sipas interesit. Në këtë rast deklarata është e qartë dhe nuk lë vend për interpretim. Ajo thotë se nuk duhen bërë ndryshime kushtetuese por të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, Si Bundestagu, si Komisioneri për Zgjerimin janë në të njëjtën linjë. Nuk paralajmërojnë, njoftojnë se nëse vazhdohet në këtë gjë nuk do të hapen negociatata.

Rama gjen gjithmonë shtigje për t’u justifikuar por në këtë rast nuk mundet. Nuk duhet të lejojmë asgjë të pengojë hapat e negociimit. Rama është kapur në flagrancë nga ndërkombëtarët. Ka një argument që nuk e ndihmon Ramën kur flet për hapjen e listave”, tha Kikia.

Të fundit