Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Lubonja: Pse Rama kërkon të pamundësojë koalicionet; Opozita nuk po i mëshon më disa kërkesave

Ndryshimet kushtetuese, Lubonja: Pse Rama kërkon të

Ndërsa fjala e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare u fokusua te ndryshimet kushtetuese, pas propozimit të opozitës parlamentare që do të shqyrtohet gjatë gjithë korrikut në Këshillin e Legjislacionit, analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar këtë çyshtje më shumë si një lojë dhe se secila parti kërkon të luajë për interesat e veta.

Duke folur në ‘News 24”, Lubonja tha se Rama kërkon të pamundësojë formimin e koalicioneve që sipas tij, duket sikur ja vështirëson fitoren.

“Ka një lloj paqartësie, që sipas meje fshihet një lojë, që secila parti kërkon të luaj për interesat e tyre. Nisi me marrëveshjen e famshme, sikur PD e PS patën marrëveshje. Thelbi i atyre që mund të bëjë Rama si politikanët që lufton për interesat e tij dhe jo Shqipërinë, është të pamundësojë formimin e koalicioneve që sipas të dhënave duket sikur ja vështirëson fitoren. Është loja treshe, me dy opozitat ndoshta futet kjo e koalicioneve, sic thuhet se situata është e paqartë”, tha Lubonja, i cili solli në vëmendjen  edhe qëndrimin e opozitës jashtëparlamentare në këtë drejtim.

“Nuk është vetëm sistemi zgjedhor zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politika duket sikur është përqendruar këtu, bashkë me opozitën, nuk po i mëshon disa kërkesave të tjera.

Duket sikur ka krijuar një vetëbesim sikur do bjerë dardha nga pema meqë Ramës i kanë ndodhur gjithë këto probleme”, tha analisti.

I pyetur se çfarë ndryshimesh kushtetuese priten, Lubonja tha se PS nuk i ka votat e duhura e vetme.

“Të flasësh për ndryshime kushtetuese, nënkuptojnë ndryshime që kërkojnë një sasi votash që PS nuk i ka e vetme, duke pasur parasysh se opozitën brenda s’ka legjitimitet për votim të ndryshime kushtetuese, nënkupton se bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese që i interesojnë vetëm Ramës. Të shohim cilat janë këto ndryshime. Mospranimi i koalicioneve kërkon ndryshime serioze, nuk i pres mirë në këtë formë”, shtoi Lubonja.

 

 

Të fundit