Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Meta: Nuk ndaloj asnjë të çmendet, as të hidhet nga kati i 20-të

Ndryshimet kushtetuese, Meta: Nuk ndaloj asnjë të çmendet, as

Në një komunikim me gazetarët, presidenti Ilir Meta foli prerë kundër ndryshimeve Kushtetuese.

Ai e ka quajtur një çmenduri nismën e Kuvendit për të ndryshuar Kushtetutën pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ndalon asnjë që të çmendet e të hidhet nga pallati, por vetëm e këshillon që të mos bëj një gjë të tillë.

Ndërsa komentoi edhe takimin e sotëm me ambasadorët Meta tha se Bashkimi Europian jep miliona euro për hir të drejtësisë e jo për rrumpallë.

“BE jep qindra mln euro për drejtësi jo për rrumpallë. Do vijojmë të informojmë partnerët tanë, sepse problemet e gjykatës kushtetuese, gjykatës së Lartë e SPAK ndiqen në mënyrë të herëpashershme”, tha Meta.

Më tej Meta komentoi edhe 30 korrikun si datë kur pritet që parlamenti të votojëndryshimet kushtetuese.

“Ç’ është kjo data 30 korrik. Kush e ka vendosur, BE-ja, Bungestagu kush e ka shpikur këtë datë. Ekziston një datë e vetme dhe ajo është 5 qershori, pasi janë investuar të gjithë aty dhe çdo ndryshim tjetër mund të bëhet vetëm me konsensus të plotë dhe nëse janë në interes të qytetarëve. Kush shpik data që minojnë 5 Qershorin duhet ta dijë se nuk ka vetëm 30 korrik, ka edhe 31 korrik. Unë nuk ndaloj asnjë njeri të çmendet, as të hidhet nga kati i 20 mos më bëni mua përgjegjës për njerëz që nuk kontrollojnë dot dozat e optimizmit të tyre”, tha Meta.

Të fundit