Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Meta publikon deklaratën e Ramës (flet për gabimet e PS): Shpresojmë se s’do bëhet një faj më i rëndë se ai i 2008-ës

Ndryshimet kushtetuese, Meta publikon deklaratën e Ramës (flet

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një deklaratë të disa viteve më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili fliste për ndërhyhet nga PS në Kushtetutë, teksa i referohet nxitimit siç e quan ai, në vitin 2008 kur u ndryshua sistemi zgjedhor.

“Askush të mos presë se PS do ndërhyjë në Kushtetutë me nxitim që ndërhyri 4 vjet më parë. Ne jemi të bindur se do bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gabime të reja dhe jo të përsëritura”, deklaron Rama në videon e postuar nga presidenti Meta, ku i drejtohet më pas kryeministrit:

“Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kiameti”.

Të fundit