Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, paralajmëron Mustafaj: Nëse opozita parlamentare voton, do të jetë shtojcë e Ramës

Ndryshimet kushtetuese, paralajmëron Mustafaj: Nëse opozita

Ish-ministri Besnik Mustafaj paralajmëroi një vjeshtë të vështirë politike, nëse mazhoranca miraton nesër në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Mustafaj shtoi se nësë opozita parlamentare bie dakord për të votuar këto ndryshime, do të jetë shtojcë e Edi Ramës, me argumentin se do të humbasë moralitetin e konsiderimit si opozitë.

 “Kushtetuta do të ndryshojë, sepse ne shohim një veprim të pamoralshëm dhe të paligjshëm nga kjo mazhorancë. Rama iu shkon deri në fund marrëzive të tij, ndaj dhe besojmë se edhe nesër do të përsëritet e njëjta gjë. Në kushtet e demokracisë askush nuk duhet të marrë vendim të njëanshëm. Unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që do të ndodhë nesër. 

Nëse e bën nesër, opozita parlamentare do të jetë thjesht shtojcë e Ramës, pra humbet gjithë moralitetin e konsiderimit si opozitë. Opozita e bashkuar, që gjendet jashtë parlamentit, është në një pozitë shumë të vështirë”, tha Mustafaj.

Të fundit