All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese për emrin e Maqedonisë, Basha: Proces që do na bashkojë me aleatët euroatlantik

Ndryshimet kushtetuese për emrin e Maqedonisë, Basha: Proces që
All - Paragraf - 1

Ditën e djeshme, qeveria e Maqedonisë pas shumë debateve arriti të miratonte nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

All - Paragraf - 3

Këtë vendim të parlamentit maqedonas e ka përshëndetur edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ky proces do t’i bashkojë edhe me aleatët e përbashkët euroatlantik.

“Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”, shkruan Basha në “Twitter”

Nisma u miratuan me 80 vota pro dhe 39 kundër. Shumica qeverisëse nuk i kishte votat e mjaftueshme, por rrjedhja nga opozita solli miratimin e marrëveshjes me Greqinë.

Tetë ishin deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan pro ndryshimeve Kushtetuese, që i hapin rrugë emrit të ri të Maqedonisë, por edhe integrimit në NATO.

Të fundit