Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik të hënën, Gjiknuri: Procesi mund të përfundojë brenda shtatorit

Ndryshimet kushtetuese, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Të hënën, mazhoranca do të kërkojë rifillimin e punës në Këshillin Politik dhe paralelisht me Komisionin e Ligjeve, amendimet e Kodit Elektoral të diktuara nga ndryshimet kushtetuese të marrin dhe dakordësinë e tij.

Në filim të javës tjetër do të kërkojmë thirrjen e Këshillit Politik, për të filluar konsultimet. Kuvendi është sovran për të bërë ndryshimet, por nga ana tjetër kemi detyrimin të konsultohemi dhe të mundohemi të gjejmë një kompromis së bashku”, tha Gjiknuri për tv Klan, ndonëse koha është e limituar vetëm në 2 javë për të arritur konsensusin.

Vullneti nëse ekziston nga palët, produkti mund të dalë shumë shpejt sepse janë pak ndryshime që do bëhen. Jam i bindur që ne kemi mundësinë brenda Shtatorit ta përfundojmë këtë proces”, deklaroi bashkëkryetari i Këshillit Politik, ndërsa bën të qartë se diskutimi sa i takon koalicioneve do të jetë në frymën e Kushtetutës së ndryshuar në 30 Korrik.

Koalicionet garojnë me listë unike dhe nuk mund të shkojnë me disa lista. Kjo është qasja që ne mendojmë dhe këto janë modelet që ne do marrim”.

Të fundit