Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese/ PS-PD dhe LSI rikthehen në tryezën e bisedimeve, cilat janë 5 pikat ku do të fokusohet Këshilli Politik

Ndryshimet kushtetuese/ PS-PD dhe LSI rikthehen në tryezën e

Rikthehen bisedimet mes PS, PD dhe LSI në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja nisinë orën 11.00 ku po diskutohen ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, nismë e miratuar në Këshillin e Legjislacionit gjatë javës që shkoi dhe që parashikon zgjedhje me lista të hapura (2/3) dhe heqje koalicionesh.

Aktori që nxiti palët të riulen sërish në bisedime ishte presidenti Ilir Meta, pas konsultimeve me ekspertin e zgjedhjeve Kristaq Kume, pasi sipas tij cdo ndryshim që prej Kodin Zgjedhor duhet të kalojë përmes Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

Ndryshe nga marrëveshja e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit, pjesë e tryezës këtë herë do jenë edhe përfaqësues të lartë të partive.

Kështu nga mazhoranca ishte veç Damian Gjiknurit edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa nga PD, Lulzim Basha dërgoi Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, veç Oerd Bykykbashit, ndërsa Petrit Vasili nga LSI.

Nga opozita parlamentare ishte Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi.

Por, cilat janë pikat ku po fokusohet mbledhja e Këshillit Politik:

  1. Këshilli Politik po rimblidhet pas kërkesës së PS për të diskutuar çështjet që dalin jashtë Marrëveshjes së 5 Qershorit. Marrëveshja e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit i detyron palët të diskutojnë në Këshillin Politik çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.
  2. Çështja kryesore që del jashtë Marrëveshjes është ajo e ndryshimeve kushtetuese, e pranuar nga PS pas dakordësisë së 5 Qershorit. Ndryshimet kushtetuese heqin koalicionet parazgjedhore nga kushtetuta dhe ndalojnë partitë të garojnë në koalicion me lista të veçanta.
  3. PD dhe opozita kanë argumentuar se ndryshimet e njëanshme kushtetuese prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, pasi koalicionet parazgjedhore janë pjesë e draftit të dakordësuar me ndërmjetësim ndërkombëtar.
  4. PD dhe opozita theksojnë se drafti i dakortësuar sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit duhet të miratohet pa asnjë ndryshim. Kjo do të thotë se çështjet e dakordësuara aty nuk mund të rihapen.
  5. Miratimin pa ndryshime të Marrëveshjes e kanë kërkuar SHBA dhe BE. Vende kyç si Gjermania, kanë paralajmëruar qeverinë se miratimi i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese, pa konsensus, në thyerje të Marrëveshjes së 5 Qershorit, do të sjellë bllokimin e nisjes së negociatave.                                                                                                                                                                                                                      Lexo edhe : Këshilli Politik, gazetari vë bast në studio me Petrit Vasilin: Rama nuk i bashkohet sot tryezës, shkak mungesa e Bashës                                                            Lexo edhe: Mbërrin i fundit në Këshillin Politik, Rama shfaqet me maskë të zezë në Pallatin e Kongreseve

Të fundit