Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese; Rama i përgjigjet Metës me shprehjen e Churchill: Kush nuk ndryshon mendje është budalla

Ndryshimet kushtetuese; Rama i përgjigjet Metës me shprehjen e

"Kush nuk ndryshon mendje është budalla", kështu i përgjigjet Rama- Presidentit Meta, pasi ky i fundit publikoj një video të kryeministrit i cili zotohej se PS nuk do të ndërhynte në Kushtetutë me nxitim sikurse në 2008-ën, për ndryshimin e listave.

"Churchilli ka lënë shumë amanete për ata që merren me politikë. Në një ndër to thuhet se është budalla është ai që nuk ndryshon mendim. E them lidhur me listat e hapura, nuk kam qenë pro listave të hapura asnjëherë, nuk besoj se kanë efekt çudibërës, por nuk jam këtu për të mos ndryshuar mendim kur njerëzit i dëgjoj me shumë vëmendje.

E kam parë si është rritur interesi për lista të hapura. Për konsensusin parlamenti është bartësi kur vjen puna të ndërhyrja. Ne jemi vonuar, se kemi pritur që opozita të vijë në tryezë dhe pasi ne e nisëm procesin ata erdhën. Kishim në dorë ta bënim, por nuk e bëmë se donim të ishin të përfshirë. Ngaqë nuk shoh nga lindja nuk i mohoj realitetet politike", është shprehur Rama.

Ndërkohë, më herët krahas publikimit të videos Meta shkruante: "Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!"

Të fundit