Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE: I trishtuar që nuk ishin gjithëpërfshirëse

Patrick Voller, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, ka reaguar mbi ndryshimet kushtetutese të miratuara dje nga Parlamenti.

Në një mesazh në twitter, Voller shkruan:

“Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”.

Reagimi i Voller vjen në vijim të një reagimi të unifikuar të faktorit ndërkombëtar, që njëzëri ka shprehur keqardhjen që ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë të njëanshme, duke injoruar thirrjen e tyre, për dialog, konsensus dhe gjithëpërfshirje.

Apeli i tyre është që reflektimi i këtij ndryshimi në Kodin Zgjedhor të bëhet me konsensus dhe palët të vijojnë punën në Këshillin Politik.

Të fundit