Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, si i komenton Balla: Përfshirje e qytetarëve në vendimmarrje, s'besoj të jenë kundër

Ndryshimet kushtetuese, si i komenton Balla: Përfshirje e qytetarëve

Në studion e emisionit Real Story me gazetarin Sokol Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se ndryshimet kushtetuese në Shqipëri nuk sjellin ndryshim sistemi, por përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.

Balla tha se listat e hapura, ndërlidhen me lista unike, ndërsa shtoi se qytetarët mendojnë që jemi në kohën e duhur për të zgjedhur direkt deputetet që duan.

PS nuk ka qenë kurrë në qasjen e vet dhe në vendimet që ka marrë përballë qytetarëve. Ne jemi përballë qytetarëve në ato që themi dhe e bëjmë, por ka qenë në krahun e duhur që mendon shumica e qytetarëve. Çfarë mendojmë qytetarët shqiptarë?! Mendojnë se jemi në kohën e duhur, për të përfshirë qytetarët në përzgjedhjen e duhur. Nuk besoj se qytetarët janë kundër kësaj. Unë ju konfirmoj se në asnjë rast s’do të jemi në linjë të kundër me atë që thonë partnerët tanë. Në Shqipëri ndryshimet kushtetuese nuk sjellin ndryshim të sistemit zgjedhor, por një përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje. Për të zgjedhur këtë problem që ju ngrini, ky është problem dhe jo kleçkë. Listat e hapura, ndërlidhen me lista unike. Pra. Duhet të kuptojmë se sistem votimi sikurse ka Shqipëria, se ka asnjë vend. 2008 mund të ketë pasur problematikat e veta. Ne dëshmuam të kemi një sistem votimi elektronik, pasi kemi fletë votimi çarçaf. Nëse do shkonim më të njëjtin parim të formësimin e fletës së votimit, do të ishte një libër ku për të gjetur koalicionin do të hapje kapitujt, dhe brenda tij do gjeje faqen qe të sekretojë kandidatët”,  tha Balla.

Të fundit